Gol dhe shkëlqim te Roma, Kumbulla: Po korr frytet e punës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2022, 09:57

Roma fitoi mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë duke mundur Leçen me rezultatin 3-1 dhe duke u kualifikuar më tej. Titullar ishte sërish shqiptari Marash Kumbulla dhe bëri tjetër paraqitje pozitive. Kumbulla ka gjetur edhe rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon. Futbollisti shqiptar ka folur pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonin e “Mediaset“-it, ku nuk e fsheh kënaqësinë për golin e shënuar.

Kumbulla u shpreh:

Ne e filluam lojën pak kështu-kështu, më pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin dhe në pjesën e dytë ngritëm ritmin për të fituar ndeshjen. Po korr frytet e punës së bërë në muajt e fundit, tani po ia dal."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit