Shpërthen COVID-i te skuadra e Serisë A, mund të anulohet ndeshja me Interin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2022, 09:20

Ndeshja e së shtunës pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza” mes Interit dhe Venecias është në rrezik të madh për t’u luajtur. Sipas “SportMediaset”, përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit të Venecias, në orët e fundit rezultuan 10 raste pozitivë me COVID-19. Nga ato që janë zbuluar janë 8 lojtarë dhe 6 të stafit teknik. Numri i lojtarëve pozitivë është përcaktues, duke qenë se me protokollin e ri ka një prag prej 9 pozitivësh për të shtyrë ndeshjen me ndërhyrjen e Autoritetit Shëndetësor Lokal.

Në këtë pikë, duke marrë parasysh edhe kontrollet e mëtejshme që do të kryhen në orët në vijim, mbetet vetëm që Interi të presë sepse pas shtyrjes së ndeshjes ndaj Bolonjës, kjo do të ishte që ndeshja e dytë që zikaltërit do të rikuperojnë në një kalendar që do të jetë shumë i ngarkuar nga muaji shkurt duke parë se zhvillohet dhe faza e 1/8-ve të Champions-it.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit