Ronaldo shpërthen ndaj trajnerit: Pse më zëvendësove mua?!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2022, 14:02

Cristiano Ronaldo nuk kënaqet kurrë. Futbollisti i Mançester Junajtid u bë protagonist mbrëmjen e djeshme fitoren jashtë fushe ndaj Brentfordit me rezultatin 1-3. Portugezi pati një përplasje me trajnerin Ralf Rangnik. Në minutën e 71-të, me rezultatin 2-0 të skuadrës, trajneri gjerman vendosi të zëvendësojë yllin portugez me Meguajër për të mbrojtur rezultatin dhe ish-sulmuesi i Juventusit nuk e priti mirë.

Duke dalë nga fusha, ai fillimisht përqafoi Rangnikun, por më pas hodhi xhupin në tokë i zhgënjyer përpara se të përsëriste disa herë: “Pse më zëvendësove mua?”. Më pas trajneri iu afrua për t’i shpjeguar arsyet dhe për ta mbyllur si çështje. Ndërkohë tekniku gjerman në konferencën për shtyp pas ndeshjes sqaroi gjithçka duke thënë se ishte vetëm një nervozizëm i momentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit