Shkëlqeu ndaj Interit, mediat italiane i thurrin elozhe Nedim Bajramit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2022, 13:32

Nedim Bajrami ishte pa dyshim futbollisti më i mirë në fushë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Interit në Kupën e Italisë. Sapo u fut në fushë me nisjen e pjesës së dytë, mesfushori shqiptar arriti të ndryshojë fytyrën jo vetëm të skuadrës së tij, por edhe të gjithë ndeshjes, madje duke shënuar dhe gol.

Inkursione, kilometra, driblime, me pak fjalë spektakël i fantazistit. Nedimi nuk u ndal pas golit dhe vazhdoi të krijonte duke ngjallur gjithmonë panik në zonën e Interit. Puna fantastike e Bajramit e kurorëzoi si më të mirin e të tijve dhe e vlerësoi me notën 7.5.

Nota pas ndeshjes

7.5 – Sapo hyn i jep tjetër ritëm ndeshjes me prekje klasi e lojë mes linjash. Çmend mesfushën zikaltër që e ka të pamundur ta ndalë dhe shpik një gol që trondit “San Siro”-n. Leksion futbolli.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit