Ndeshja që bëri xhiron e rrjetit, dy gola në dy minuta dhe çmenduria e Tottenham

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2022, 09:58

Tottenham ka bërë përmbysje të madhe suke mposhtur Leicester Cityn, në kuadër të javës së 17-të në Premie League. “Dhelprat” ishin duke fituar me rezultat 2 – 1, por në dy minutat e fundit, Spurs përmbysen rezultatin në 2 – 3. Ishte fillimisht Daka që i dha epërsinë vendasve me një gol të bukur pas 24 minutave lojë.

Tottenham arriti ta barazonte rezultatin me qendërsulmuesin Harry Kane. Maddisonriktheu epërsinë e Leicesterit dhe kur po mendohej se ndeshja po mbyllej, Bergwijn erdhi nga stoli për të bërë këtë përmbysje të çmendur. Me dy gola në kohën shtesë (90+5, 90+7) i dha fitoren skuadrës së Antonio Contes. Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 36 pikë, ndërsa Leicester renditët në vendin e 10-të me 25 pikë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit