Përdhunoi shqiptaren, Robinho dënohet me 9 vite burg

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.01.2022, 20:06

Dikur ishte një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, teksa luante me ekipe si Real, City apo Milan, ndërsa sot është një i dënuar për përdhunim. Bëhet fjalë për brazilianin Robinho. Ish-futbollisti u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një vajze me origjinë shqiptare. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin duke e dënuar me 9 vite burg, së bashku me mikun e tij, Rikardon.

Vendimi i fundit i gjykatës në Romë është një dënim i formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit. Me këtë dënim, sistemi i drejtësisë italiane mund të kërkojë ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij megjithëse kushtetuta braziliane vë veton ndaj ekstradimit të brazilianëve.

Për shkak të kësaj situate, Italia do të mund të kërkojë që të dy personat të kryejnë dënimin në një burg brazilian. Robinho aktualisht është pa kontratë dhe ka hequr dorë nga futbolli i luajtur që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santosin vetëm 6 ditë pas firmës. Arsyeja ishte kjo situatë që ai ka kaluar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit