Lewandowski do firmoste me Blackburn në vitin 2010, por e ndali… hiri i vullkanit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.01.2022, 10:14

Të hënën në mbrëmje Robert Lewandowski fitoi çmimin si “Lojtari më i mirë” nga FIFA për të dytin vit radhazi, duke mposhtur konkurrentët kryesorë Mohamed Salah dhe Lionel Messi. Ylli i Bayern Munichut e mbylli vitin me 69 gola për klubin dhe vendin e tij. Ai ka thyer edhe rekordin prej 40 golave ​​të mbajtur nga Gerd Muller për 49 vite.

Por gjërat mund të mos kishin shkuar kështu për legjendën polake nëse një transferim i mundshëm do të ishte konkretizuar në vitin 2010. Sulmuesi ishte në prag të bashkimit me Blackburn Rovers në Premier Leage.

Shumë kohë përpara se Lewandowski të bënte emër në Borussia Dortmund dhe përfundimisht te Bayern Munich, kapiteni i Polonisë ishte pranë një kalimi në Blackburn Rovers. Për fat të keq të klubit anglez, një forcë e natyrës do të ndërhynte në atë që do të kishte qenë një nënshkrim i jashtëzakonshëm.

Lewa tregon:

Kam pasur mundësinë të bashkohem me Blackburnin në vitin 2010. Unë mendoj se do të kishte qenë mirë nëse do të kisha shkuar në Blackburn, por nuk munda për shkak të resë. Ishte vullkani. Vullkani me renë e hirit. Ishte një javë dhe askush nuk mund të fluturonte në Evropë. Fluturimi u rezervua, por ne nuk mund të largoheshim. Më ndryshoi jetën. Nëse do të kisha shkuar në Blackburn, ndoshta do të kisha qëndruar atje.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit