Momenti që po bën xhiron e rrjetit, Sarrit i fluturojnë syzet nga koka

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 21:01

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri u përfshi në një incident në sfidën e sotme ndaj Udineses, e vlefshme për Kupën e Italisë. Futbollisti i Lazios, Manuel Lazzari goditi Pussetton në vijën e fushës. Fatkeqësisht, Sarri ishte pranë dyshes dhe Lazzari, pas goditjes ndaj Pussettos bëri që ky i fundit ta godiste aksidentalisht dhe teknikun bardhekaltër duke i’a hudhur syzet në tokë.

Sarri dhe Pussetto e morën me pozitivitet këtë gjë, duke buzëqeshur dhe përqafuar, pasi u kuptua se ishte një aksident. Trajneri gjithashtu u bëri me dorë tifozëve të Lazios që kënduan emrin e tij. Pamjet kanë nisur të bëjnë xhiron e mediave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit