Hajduti vjedh makinën, nuk vë re se brenda ishte pasagjeri që njoftoi policinë  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.01.2022, 20:45

Një këshillë për të gjithë hajdutët e makinave: Nëse do të vidhni një makinë, sigurohuni që të mos ketë njeri në të. Një burrë nga Ohio mori më shumë sesa mendonte kur vodhi një Audi A4 nga parkingu i një kompanie që shiste makina. Hajduti i quajtur Justin Vaughn, 32 vjeç, nuk e vuri re se në sediljen e pasme të makinës që sapo vodhi gjendej një adoleshent të cilin e kishte zënë gjumi.

Ndërsa Vaughn u nis me shpejtësi në automjetin e vjedhur, Raylon Scott, 19 vjeç, ishte në gjendje t'i dërgonte mesazhe në kohë reale mikut të tij, si dhe mesazhe në lidhje me drejtimin e automjetit dhe sjelljen kërcënuese të Vaughn, të cilat të gjitha iu përcollën autoriteteve.

Pasoi një ndjekje me shpejtësi të lartë, e cila përfundoi pasi Vaughn përplasi makinën, duke lënë të dy pasagjerët me lëndime të lehta. Përfundimisht Vaughn u arrestua dhe tani përballet me akuzat e rrëmbimit, grabitjes së rëndë dhe vjedhjes së automjeteve.

Burimi: FOX19 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit