“Granit, a je mirë?” Xhaka i mëson shqip sulmuesit të Arsenalit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 15:44

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka vijon të jetë pjesë e Arsenalit në Premier League, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Së fundmi, mesfushori që luan për Zvicrën, ishte pjesë e një loje në TikTok. Në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenal, ku spikat ai i sulmuesit Aleksandër Lakazet.

Sulmuesi francez me komentet e tij shkruan: “GRANIT!! A JE MIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin. Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas e përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit