Nedim Bajrami në modë, edhe Milani vihet pas shqiptarit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 15:01

Paraqitjet e mira që po zhvillon me Empolin dhe grumbullimi me kombëtaren shqiptare, e kan kthyer Nedim Bajramin në një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit në Itali. Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A. Klubet e Serisë A shohin te 22-vjeçari i përfaqësueses shqiptare një nga lojtarët me të ardhme të sigurt në elitën e futbollit në këtë vend. Prej ditësh përflitet për negociatat me Sasuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon. Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin. Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sasuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit