Granit Xhaka: FSHF nuk më deshi, vetëm Lorik Cana më telefonoi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2022, 09:26

Granit Xhaka e ka peng faktin që nuk ka mundur dot të veshë fanelën e kombëtares shqiptare dhe sipas tij, fajtor nuk është ai. Së fundmi, kapiteni i Arsenalit ka nxjerrë zbuluar Federatën Shqiptare të Futbollit. Ylli i kombëtares së Zvicrës ka deklaruar sot publikisht se ai së bashku me vëllanë, Taulantin, u përpoqën të afroheshin te Kombëtarja kuqezi nga babai i tyre, Ragipi, por nuk u konsideruan të vlefshëm.

Ai ka thënë se më pas nuk pati kurrë interesim nga federata shqiptare, ndërkohë që një legjendë e futbollit si trajneri Otmar Hicfeld e kishte bindur të zgjidhte Zvicrën. Në bisedën blogerin Kozak Braci, Granit Xhaka ka rrëfyer me detaje se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Shqipërisë.

Xhaka tregon:

Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, kur babai na ka ofruar mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ka pasur interesim. I vetmi person që më ka thirrur mua në Kombëtaren e Shqipërisë dhe që nuk ia harroj kurrë, madje kam shumë respekt për të, është Lorik Cana. Më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur: Si është situata? Kaq. Ndërsa prej federatës nuk ka pati kurrë asnjë interesim. Ndërsa me Zvicrën është ndryshe, pasi pata interesim konkret. Isha i ri, nuk pata shumë kohë të mendohem, por duhet të më kuptoni se kur të ulet me ty një trajner legjendar si Otmar Hicfeld, atëherë natyrisht që fillon ta mendosh seriozisht."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit