Kafka 2 mijë vjeçare e ngjitur me metal mund të jetë prova më e lashtë e kirurgjisë në botë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.01.2022, 21:14

Kafka 2000 vjeçare e një luftëtari peruan u gjet se ishte shkrirë së bashku me metal në një nga shembujt më të vjetër në botë të kirurgjisë së avancuar. Muzeu i Osteologjisë në Oklahoma thotë se kafka, e cila është në koleksionin e saj, raportohet të ketë qenë ajo e një burri që u plagos gjatë betejës.

Burri i mbijetoi operacionit pavarësisht mungesës së teknikave të fundit sterile dhe anestezisë moderne. Kafka kishte gjithashtu një copë metali të vendosur në kafkë për të riparuar frakturën. Kafka në fjalë është një shembull i një kafke të zgjatur peruane, e cila është një formë e lashtë e modifikimit të trupit. Anëtarët e fisit qëllimisht deformonin kafkat e fëmijëve të vegjël duke i lidhur me leckë apo edhe duke lidhur kokën mes dy copa druri.

Praktika e zgjatjes së kafkave u gjet midis kulturave të ndryshme, duke filluar nga Mayat tek Hunët, dhe u zbulua se ishte një simbol për status të privilegjuar.

Burimi: DAILYMAIL | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit