Xhaka dhe Shaqiri do sfidojnë Kosovën në muajin mars

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 18:24

Dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do sfidojnë prejardhjen e tyre. Zvicra do ndeshet me Kosovën në një sfidë miqësore që të do të zhvillohet me 29 mars të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga kombëtarja helvete nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare te “Twitterit”.

Në muajin mars, Zvicra do të përballet edhe me Anglinë. Takimi me “3 Luanët” do të luhet më 26 mars. Për sa i përket përballjes ndaj dardanëve, ajo do të zhvillohet në stadiumin e Zyrihut. Një duel special ky, duke pasur parasysh faktin, se Zvicra, ka në përbërje një numër të konsiderueshëm futbollistësh me origjinë shqiptare. E gjithë vëmendja do të jetë padyshim te Shaqiri dhe Xhaka.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit