Renato Sançez u nxjerr gishtin e mesit tifozëve kundërshtarë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 16:30

Mesfushori i Lilës, Renato Sançez duket me valixhe në duar nga Franca dhe e ardhmja e tij mund të jetë Milani. Së fundmi, mesfushori portugez është bërë protagonist i një episodi të pakëndshëm. Ish-lojtari i Bayernit u tregoi tifozëve të Marsejës gishtin e mesit, pasi u tall nga këta të fundit, në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e të dielës.

Në minutën e 92-të, objektivi i Milanit këtë merkato, u zëvendësua dhe ai nuk e priti aspak mirë këtë veprim. Pas kësaj tifozët e Marsejës filluan duke e tallur dhe ofenduar mesfushorin. I nevrikosur, Sançez nuk hezitoi dhe i drejtoi gishtin e mesit tifozëve duke nxehur më shumë gjakrat. 24-vjeçari pritet të dënohet pas këtij veprimi të kryer, ndërkohë që pret vendimin që do të marrë federata.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit