Tifozët e Chelseat shfryjnë ndaj Lukakut: Interi na shiti mall të skaduar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 14:28

Romelu Lukaku shpërdoroi një gol i vetëm përballë Edersonit në ndeshjen e fundjavës ndaj Cityt dhe tashmë kritikat janë të panumërta për të. Sulmuesi belg po has vështirësi të përshtatet në mekanizmat e Çelsit të Tomas Tuhelit. Edhe kundër Cityt, ish-sulmuesi i Interit ishte një prej të dobëtëve për skuadrën e tij, duke marrë edhe kritikat e trajnerit gjerman.

Por për “Big Rom”, i cili në Milano ka qenë gjithnjë i dashur dhe i përkëdhelur, në Londër nuk mungojnë kritikat nga ana e tifozëve të Çelsit. “Interi na mashtroi, na shiti mall të skaduar dhe kërkojmë paratë tona mbrapsht”, shkruanin disa prej tifozëve anglezë në rrjetet sociale. Lukaku ka shënuar vetëm 4 gola në 18 ndeshjet e fundit për blutë pas transferimit për 98 milionë paund nga Interi në verë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit