Tre cisterna që mbanin karburant shpërthyen në zonën industriale Musafah, duke shkaktuar dy shpësthime zjarri. Sipas mediave të huaja, sulmi është kryer me dronë.
Policia e Abu Dhabit thotë se tre cisterna që transportonin karburant shpërthyen në zonën industriale Musafah pranë depos së naftës ADNOC, duke vrarë tre persona dhe duke i vënë flakën një ndërtese në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.
Emiratet kanë reduktuar ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta që nga viti 2019, por vazhdojnë të trajnojnë dhe pajisin forcat e armatosura të Jemenit.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA