Koka e futbollistit është më e fortë se reklama rreth stadiumit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 10:12

Një incident i veçantë ka ndodhur në ndeshjen Roma-Kaljari e cila u luajt mbrëmjen e djeshme dhe protagonist u bë kapiteni i miqve Zhoao Pedro Braziliani pati një dyluftim në minutën e 39’ të pjesës së parë, me kapitenin e Romës Mançini.

Pedro po tentonte të mbronte topin, por kundërshtari i tij erdhi dhe e rrëzoi në tokë. Si pasojë sulmuesi u përplas me një nga reklamat rreth stadiumit duke e thyer atë. Mesa duket, koka e futbollistit ishte më e fortë se materiali i reklamës. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit