Antonela: Mario Baloteli më ka shprehur pëlqimin e tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 18:05

Antonela Berisha, ish-banorja e Big Brother, njihet nga të gjithë si një vajzë që shkakton polemika dhe debat kudo ku shkon. Deklaratat e saj komentohen shpesh në rrjet, pasi Antonela nuk mendohet dy herë kur flet. Së fundmi një tjetër deklaratë e saj po bën xhiron e mediave.

E ftuar në emisionin "E diell', Antonela është pyetur nga moderatorja se "cili person publik i ka shprehur dashurinë ose pëlqimin." Pa hezituar aspak, ish banorja VIP, ka thënë emrin e sulmuesit italian, Mario Balotelit. Ajo tregoi gjithashtu se me ish-futbollistin e Milanit dhe të Interit ishte takuar në Milano, madje dhe se ai kishte insistuar ta takonte.

Antonela tregon

E kam takuar Balotelin në një lokal në Milano. Futi shokë që të më ngacmonte dhe u afrua. Erdhi më foli dhe bëmë muhabet vetëm 2 minuta dhe kaq. Më tha që je e gjatë, e madhe e gjëra të tilla. Kjo histori nuk vazhdoi pasi ai nuk është tipi im."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit