E përzunë tifozët, mbyllet në mënyrën më të keqe aventura e Benitez te Evertoni

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 17:33

Rafa Benitez nuk është më trajner i Evertonit. Klubi anglez ka shkarkuar sot nga drejtimi teknikun 61-vjeçar duke i dhënë fund një epoke të tmerrshme në klub me 9 humbje në 13 ndeshjet e fundit.

Tifozët e Everton kishin kërkuar prej kohësh shkarkimin e trajnerit dhe një prej tyre, pas humbjes me Noruiç, tentoi të hynte në fushë të sulmonte teknikun. Me vetëm 200 ditë në detyrë, ai u bë sot trajneri më jetëshkurtër në drejtimin e Evertonit, duke hyrë në historinë e këtij klubi në aspektin më negativ të mundshëm. Lajmin e konfirmoi vetë klubi nga Premier League pasditen e sotme.

Njoftimi:

Klubi i Futbollit i Everton mund të konfirmojë largimin e Rafel Benitez si trajneri i parë i skuadrës. Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Një përditësim në lidhje me zëvendësimin permanent të tij do të bëhet në kohën e duhur.”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit