Kur Ibrahimovic priti 4 vite për t’u hakmarrë ndaj Materazzit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 14:23

Zlatan Ibrahimoic njihet si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, pasi karriera e tij është shumë e pasur si me gola, por edhe me momente tensioni, ku vihet në pah karakteri i fortë i suedezit. Një prej momenteve më të çmendura të Ibrës në Serie A është "lufta" e tij ndaj Marco Materazzit. Ngjarja ndodhi në sezonin 2010/11, në Derbin e Milanos, ku Zlatan e bëri për spital mbrojtësin italian.

Ibra tregon:

Materazzi bëri një ndërhyrje ndaj meje, si një vrasës. Më dëmtoi. Ishte futbollist i fuqishëm. Në rregull. Ndodhi në Juventus-Inter në 2006. Duhej ta lija fushën për pak momente pas atij faulli. Vite më vonë, kisha mundësinë të luaja ndaj tij (2010/11). Në pjesën e dytë e godita me një lëvizje nga taekwondo. E dërgova në spital. Më pyetën pse e bëra dhe thashë se kam pritur për këtë moment katër vite.”

Momenti në minutën 2.50:

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit