David Beckham puth vajzën e tij në buzë, fansat kritikojnë legjendën angleze

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 13:35

Futbollisti i njohur, Devid Bekam, ka ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale një foto duke puthur vajzën e tij 10-vjeçare Harper. Kjo foto ka shkaktuar shumë debat dhe ka marrë shumë kritika. Komentuesit këmbëngulën se vajza ishte shumë e rritur për këtë gjest.

Kjo nuk është hera e parë që David kritikohet për këtë arsye. Edhe në vitin 2018, ai ndau një foto të ëmbël të tij duke puthur vajzën e atëhershme shtatëvjeçare, Harper, teksa po bënte patinazh në akull në Londër. Fotoja e pafajshme e ish-futbollistit u prit me një mori komentesh nga fansat të cilët pretendonin se ishte diçka e gabuar që një baba të puthte vajzën e tij në buzë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit