“Ik q*u, copë m*ti”, futbollisti i Vllaznisë shpërthen ndaj trajnerit të tij

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 10:02

Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët mbrëmjen e djeshme në një barazim pa gola 0-0 në “Air Abania”. Minuta e 25-të e ndeshjes ka parë një zëvendësim të detyruar deri diku pas dëmtimit të sulmuesit brazilian të shkodranëve, Da Silva. Ky i fundit, pësoi një të çarë në fytyrë dhe me sa duket stafi teknik mendoi se ishte e rëndë, edhe pse ai po mjekohej në fushë nga stafi mjekësor.

Trajneri i Vllaznisë vendosi daljen nga fusha të futbollistit, duke lënë këtë të fundit të shtangur kur mësoi se në vendin e tij kishte hyrë Mustedanagivç. Ai fillimisht filloi të bënte me gjeste drejt Bradariç që nga ana tjetër e fushës dhe më pas, kur iu afrua pankinës nisi të shante publikisht trajnerin.

"Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut. “Ik q…, cope m…” ishin thirrjet që lëshoi ai në drejtim të tij, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit