Mjekja kanadeze sjell në jetë fëmijën “Mrekulli” gjatë fluturimit me avion

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.01.2022, 22:05

Një mjeke kanadeze ka treguar për gëzimin e saj pas lindjes së një fëmije "Mrekulli" gjatë një fluturimi gjatë natës për në Ugandë. Dr Aisha Khatib, një profesoreshë në Universitetin e Torontos, ishte në fluturimin e Qatar Airëays nga Doha në Entebbe kur thirrja për ndihmë u bë. Një punëtore migrante nga Uganda që po udhëtonte për në shtëpi nga Arabia Saudite ishte gati të lindte fëmijën e saj të parë. Fëmija, në fillim të javës së 35-të, lindi i shëndetshëm dhe u emërua mrekullia Aisha, sipas doktoreshës.

Dr Khatib, me sy të zymtë nga një orar rraskapitës i punës në Toronton e prekur nga koronavirusi, po shijonte një pushim në pjesën e tretë të udhëtimit të saj. Por ajo nuk hezitoi kur një zë në telefon e pyeti nëse kishte një mjek në bord. "Unë pashë një turmë njerëzish të mbledhur rreth pacientit," tha Dr Khatib për BBC Neës. Në këtë pikë ajo po supozonte se ishte një situatë kritike, si një atak në zemër.

"Sa u afrova, pashë këtë grua të shtrirë në ndenjëse me kokën në drejtim të korridorit dhe këmbët drejt dritares. Dhe foshnja po dilte jashtë!" Dr Khatib u ndihmua nga dy pasagjerë të tjerë – një infermiere onkologjike dhe një pediatër.

"Kështu që unë thashë: "Urime është një vajzë". Pastaj i gjithë avioni filloi të duartrokiste dhe brohoriste dhe ishte si 'Oh, në rregull, unë jam në një aeroplan dhe të gjithë po e shikojnë këtë'." "Pjesa më e mirë e historisë është se ajo vendosi t'i vinte fëmijës emrin tim."

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit