Berisha paralajmëron nga Lezha: Do bëjmë protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 12:54

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Lezhë ditën e sotme për 31 vjetorin e themelimit të PD në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se nuk do të devijojë asnjë milimetër nga qëllimi dhe revolucioni në Partinë Demokratike. Më tej ai iu bëri thirrje demokratëve që të bëhen gati për beteja më të fuqishme se ajo e 8 Janarit.

Ndaj iu them demokratëve as mos mendoni kurrë se unë devijoj qoftë edhe një milimetër nga ajo që ju mendoni dhe kërkoni me të drejtë ju. Ju kërkoni shtëpinë tuaj dhe shtëpia do jetë e juaja. Ne jemi në këtë datë, por kjo datë duhet të na frymëzojë të gjithëve. Dua të ngrihemi sipas përcaktimeve statutore që të kompletojmë procesin e plotë të ri-formatimit të PD, për të qenë të gatshëm për beteja më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Revolucioni ynë s’ka të ndalur. Agjenda jonë është liria dhe vetëm liria.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit