1120 të infektuar me Covid dje në Tiranë, cilat janë 5 zonat më të rrezikuara?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 10:20

Prej disa javësh tanimë vendi ynë po regjistron shifra rekord të infektuarish me Covid dhe variantet që janë në qarkullim. Tirana, si kryeqyteti i vendit dhe me më shumë banoorë qëndron në krye të listës për rekordet e vazhdueshme për sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar qendrave të testimit për të kryer tampone pasi edhe varianti Omicron po qarkullon me shpejtësi. Epidemiologu Rexhep Muja, identifikon zonat më rrezikshme të Tiranës, sa i përket infektimit me Sars Cov 2.

Zonat më të rrezikuara janë Astiri, Blloku, Kamza, Lapraka dhe Kinostudio.

Sipas epidemiologut, rastet më të shumta të infektimeve po konfirmohen në vatrat familjare apo institucione shtetërore, pasi kontaktet e shumta dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në mjedise të mbyllura e rrit mundësinë e transmetimit të virusit. Në 24 orët e fundit në Tiranë janë shënuar 1120 të infektuar. Pas Tiranës, sipas ministrisë së Shëndetësisë, numrin më të lartë të infektuarve e ka Durrësi. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 7626 testime janë shënuar 2179 qytetarë të infektuar me COVID në të gjithë vendin, duke shënuar rekordin e rradhës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit