Banorët e Kukësit të terrorizuar: Një 17-vjeçar lëviz me kallashnikov në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 09:47

Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar që lëvizte me kallashnikov. Kanë qenë banorët e fshatit Shishtavec ata që kanë njoftuar policinë për këtë të mitur me iniciale B.P i cili lëvizte nëpër rrugë me kallashnikov dhe karikator me fishekë me vete.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë. Lëvizte në drejtim të Shishtavecit, me kallashnikov me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit