Ekspertët japin alarmin: Kodet e skanimit QR po përdoren për vjedhjen e llogarive bankare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2022, 09:34

Mashtruesit po përdorin kodet QR si trukun e tyre më të fundit për të mashtruar njerëzit, kanë paralajmëruar ekspertët. Kodet janë bërë më të zakonshme që nga pandemia, duke u përdorur nga vizitorët e lokaleve për të porositur një pije në tavolinën e tyre. Por disa e kanë parë atë si një mundësi për të mashtruar njerëzit nga paratë e tyre të fituara me vështirësi. Mashtrimi i tyre i fundit vjen në formën e një emaili që vjedh të dhënat e përdoruesve dhe që përmban një kod QR. Skanimi i tij nuk do ta infektojë telefonin tuaj me viruse. Në vend të kësaj, ai do t'ju dërgojë në faqet e internetit të dyshimta të krijuara për të nxjerrë nga ju detajet e llogarisë tuaj bankare dhe informacionet personale. Sipas CNET , është një problem që është në rritje. Njerëzit janë futur "në kurth" pasi nuk shohin lidhjet mashtruese ku mund t'i drejtojë një kod QR. Gjithashtu e bën më të vështirë për ekspertët e sigurisë t'i kuptojnë ato. Angel Grant, një ekspert i sigurisë kibernetike tha:

Urgent warning issued to BILLIONS of iPhone and Android users over  dangerous scam – Uber Turco News

Sa herë që shfaqet teknologjia e re, kriminelët kibernetikë përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta shfrytëzuar atë. Është më e lehtë të manipulosh njerëzit nëse ata nuk e kuptojnë atë.

Publiku është paralajmëruar të jetë i kujdesshëm ndaj skanimit të kodeve QR për shkak të kërcënimit. Ekspertët thonë se nëse ky kod QR ju kërkon të dorëzoni detajet e llogarisë bankare, mos e bëni ose largohuni menjëherë nga faqja. Ekspertët thonë gjithashtu se është pak e çuditshme të marrësh një kod QR me email, kështu që kjo duhet të jetë një tjetër zile alarmi.

Burimi:thesun Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit