Raporti/ Elvis Naçi në krye të listës: Personazhi më i pëlqyer në Instagram!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 22:00

Imami dhe bamirësi i njohur Elvis Naçi ka zënë vendin e parë si personazhi më i pëlqyer në Instagram gjatë vitit 2021. Përllogaritjet janë bërë nga kompania e njohur për analizat e mediave sociale Terra. Naçi kryeson listën me një total prej 14.126.379 reactions. Një faktor që ka ndikuar në renditjen e tij në vend të parë është edhe aktiviteti i tij fetar, siç janë ligjëratat dhe intervistat e shumta të publikuara në rrjetet sociale të tij.

Kujtojmë se Elvis Naçi u angazhua edhe me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e 170 shtëpive në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur si dhe një numër të madh familjesh pa një strehë mbi kokë.

Sa i përket personazheve të ekranit, në vend të dytë renditet këngëtari Capital T për të vijuar me moderatoren Arbana Osmani në vend të tretë. Më pas vijnë futbollistë, këngëtarë dhe të tjerë personazhe të njohur të ekranit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit