Shkencëtarët krijojnë një test të ri më të ndjeshëm ndaj Covid

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 19:05

Disa studiues në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një test të ri më të ndjeshëm për Covid. Në ndryshim nga testet akuale PCR, testi i ri rezulton pozitiv vetëm nëse virusi vazhdon të jetë ngjitës. Shkencëtarëve në universitetin ‘Exeter’ iu kërkua të prodhonin një test PCR më të ndjeshëm nga ato në qarkullim, raporton VOA.

Ata përshtatën testin ekzistues dhe e aplikuan atë në mostrat e marra nga 176 pacientë të shtruar në spital, për të zbuluar nëse virusi ishte potencialisht ende aktiv. Testet e zakonshme PCR zbulojnë materialin gjenetik nga një organizëm specifik, siç është koronavirusi. Profesoresha në Universitetin e Shkollës Mjekësore ‘Exeter’, Lorna Harries tha se testi i prodhuar në këtë laborator funksionon paksa ndryshe. Ai është pozitiv vetëm kur je ende infektues. “Një test normal PCR është në thelb si një fotokopje molekular, kështu që kërkon praninë e materialit gjenetik të virusit, e përforcon atë dhe e mat në mënyrë që të mund ta shihni nëse është aty ose jo. Testi konvencional nuk bën dallimin mes virusit, i cili është aty dhe aktiv, dhe virusit që ka mbetur pas infektimit. Testi ynë është pak më ndryshe. Ai kërkon posaçërisht për atë pjesë të virusit, që është i pranishëm vetëm kur ai është duke u ndarë në mënyrë aktive, ndaj ai e zbulon virusin vetëm kur ai është aktiv”- tha ajo.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit