“Nojer të luajë si mbrojtës ose si mesfushor”, ideja e “çmendur” te Bayerni

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2022, 16:24

Situata me Koronavirusin te Bajerni vazhdon të jetë problematike. Të paktën nëntë lojtarë rezultojnë pozitiv me Koronavirus dhe trajneri Nagelsman nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë me formacionin në takimin e së shtunës kundër Këlnit. Mungesat e shumta që në takimin kundër Gladbahut e detyruan trajnerin e Bajernit të bëjë modifikime të panumërta në formacion, teksa një nga risitë ka qenë aktivizimi si titullar i portierit Sven Ulrajsh.

Duke komentuar situatën te Bajerni, portieri 33-vjeçar ka hedhur idenë se në kushte të vështira si kjo pandemi, trajneri Nagelsman mund të hedhë në fushë jo si portier, por si lojtar fushe numrin një të portës së bavarezëve, Manuel Nojerin. Nojer mungoi ndaj Gladbahut për shkak të infektimit, por prej ditësh është kthyer në stërvitje me bavarezët.

Ulrajsh tha:

Sipas meje, Manuel Nojer është portieri më i mirë në botë në lojën me top. Ai mund të luajë fare mirë si një mbrojtës ose në mesfushë. Mund të kishte qenë një alternativë shumë e mirë për ne në takimin kundër Gladbahut, por për fatin e keq na mungonte për shkak infektimi."

Nojer njihet si një portier që shpesh braktis portën dhe i pëlqen të dalë deri në mesin e fushës për të luajtur edhe me këmbë. Dhe këtë gjë di ta bëjë mjaft mirë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit