Shqipëria drejt dozës së katërt të vaksinës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 16:16

Duket se pas dozës së tretë të vaksinës, vendi ynë po shkon drejt një doze të katërt. Silva Bino, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar së fundmi se doza e katërt mund të bëhet edhe në vendin tonë por vetëm për një kategori personash. Ajo tha se edhe në Shqipëri mund të lejohet aplikimi i dozës së katërt të vaksinës, por vetëm për ata persona që kanë rënie të imunitetit.

Mund ta bëjnë.

Por cilët janë personat që konsiderohen me frenim të imunitetit?

Ata me tumore, transplanto.

Të hënën e parë të janarit 2022, Izraeli u bë shteti i parë në botë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë. Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19, sipas një studimi të bërë në Izraerl, mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit Omicron.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit