“Shqipëria vend me rrezik të lartë”, nga e diela ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Gjermanisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 15:39

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar ditën e sotme se duke filluar nga 16 janari Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për Gjermaninë dhe kjo do të thotë rregulla të reja. Ambasada njofton se për të udhëtuar drejt Gjermanisë në fillim duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm të gjithë shqiptarët. Gjatë regjistrimit shqiptarët duhet të ngarkojnë një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk keni një nga këto dëshmi, duhet një test i Covid dhe pas mbërritjes do karantikoheni për 10 ditë.

Njoftimi nga Ambasada gjermane në Tiranë:

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 16 janar 2022, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë: Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani. Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit