I riu i dhuron veshkën mamasë së të dashurës, ajo e braktis dhe martohet me dikë tjetër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 15:11

Ndonjëherë pavarësisht dashurisë dhe gjesteve të bukura mes një çifti, ndodh diçka që prish 'lezetin' e gjithçkaje. Një i ri meksikan që quhet Uziel Martínez ka treguar për ndjekësit e tij në TikTok se i dhuroi një veshkë nënës së të dashurës së tij por brenda një muaji gruaja e la dhe u martua me një tjetër. Në videon e ndarë me ndjekësit e tij ai ka treguar se pavarësisht se është ndarë nga e dashura e tij, ai nuk i mban inat dhe nuk është penduar për atë çfarë ka bërë duke dhuruar veshkën e tij. Më tej ai tregoi se ësjtë i shëndetshëm pavarësisht se kishte vetëm një veshkë dhe nuk kishte mëri ndaj mamasë së ish-të dashurës.

Nuk kam asgjë për të… ne nuk jemi miq, por nuk e urrejmë njëri-tjetrin.

Burimi:mexicodailynews Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit