U kap me pistoletë dhe 125 fishekë në Rinas, ky është shqiptari që kaloi aeroportin e Texasit dhe Londrës pa u pikasur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 14:51

Ditën e djeshme në Rinas u arrestua një 51-vjeçar pasi kishte udhëtuar nga SHBA në Tiranë me një armë me vete. Ky 51-vjeçar quhet Renato Hajmeli dhe jeton në SHBA, ka pasaportë italiane dhe leje qendrimi në Shtetet e Bashkuara. Mësohet se 51-vjeçari është nisur nga Texasi me armën me vete dhe 125 fishekë në valixhe, ka mbërritur në "Luton Airport" pasi ka patur tranzit dhe më pas është nisur drejt Shqipërisë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhe i është gjetur arma e zjarrit dhe 125 fishekë.

Por ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ai ka patur një armë me vete dhe e ka sjellë në Shqipëri. Ndërkohë nuk dihet as sesi ai ka mund të kalojë i pastër dhe pa asnjë problem në aeroportin e Texasit dhe Londrës dhe është zbuluar vetëm në Rinas.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit