Sulmuesi i Kamerunit për shkëlqen në Kupën e Afrikës, fansat: Është si Messi

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2022, 14:20

Kupa e Afrikës ka nisur prej datës 9 janar dhe skuadra më në formë deri tani duket Kameruni, i cili është edhe vendi organizator. Sulmuesi kryesor i këtij ekipi, Vinsent Abubakar, ka bërë fansat të mahniten pas tij në rrjetet sociale pas performancës së tij të deritanishme. 4 gola në 2 ndeshje e kanë bërë kamerunasin të krahasohet me yjet e futbollit, Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Komentet për sulmuesin janë nga më të ndryshme , duke e cilësuar atë si më të mirin në botë. “Asnjë trajner nuk do të zgjidhte të luante Mesin ose Nejmar para Abubakar”, shkruante një nga fansat në Twitter. Imagjinata e shfrenuar e fansave duket se i ka dhënë kurajo dhe forcë sulmuesit 29-vjeçar për të udhëhequr Kamerunin drejt Kupës së këtij kompeticioni.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit