Donaldi pështyn Beatrix: O plesht acarues, do ta gjej vrimën idiot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 14:23

Ditën e djeshme "Vëllai i Madh" vendosi t'u bënte një lojë banorëve të shtëpisë së "Big Brother Vip" për të testuar durimin e tyre. Të gjithë duhet të futeshin brenda disa kutive kartoni me përmasat e tyre dhe me fotot e gjithsecilit në kuti dhe të qëndronin aty sa më shumë të ishte e mundur.

Ata duhet të flinin të hanin brenda kutive, pasi nëse do të dilnin do të përjashtoheshin nga loja. Por edhe pse brenda kutive banorët kanë gjetur kohë edhe për momente gazmore me njëri-tjetrin teksa kanë testuar edhe durimin e njëri tjetrit.

Në çiftin Donald-Beatrix ka qenë këngëtarja ajo që ka dalë e para nga kutia dhe ka nisur të ngacmojë e bëjë shaka me Donaldin. Një lojë e nisur mes saj dhe Donaldit ka përfunduar me pështyma mes njëri-tjetrit.

Biseda mes tyre:

Donaldi: ‘Mos më godit moj, ti rri si plesht i vogël, ik andej moj, plesht acarues’.

Beatrix: ‘Të duket vetja i fortë?’

Donaldi: Bëj çik mbrapa (në këtë moment e pështyn nga vrima e kartonit).

Beatrix: A të… Do të rraf idiot, nuk ke për të fjetur gjumë gjithë natën aaaaa, o acarues i keq, hape dorën

Beniada: Çfarë të bëri o Triksa?

Beatrix: Më lau në fytyrë, mbaje mend Donald auuu

Beniada: Pështyje Triks, pështyje, lage te dora, prit të vij edhe unë Triks të ndihmoj

Beatrix: Do ta gjej vrimën idiot

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit