Arrestohet vlonjati në Fier: Ngacmoi seksualisht një vajzë 50 vite më të vogël

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 13:24

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 64-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V.M 64-vjeç dhe banues në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit