Ajax, Tottenham dhe Bayerni duan Eriksen, danezi shpreson për Botërorin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2022, 13:11

Kristian Eriksen ka hedhur pas krahëve momentet e vështira dhe tashmë kërkon të rikthehet protagonist në futbollin e luajtur. Ylli danez rrezikoi jetën gjatë ndeshjes me Finlandën në Europian, por tani është mirë dhe gjithnjë e më shumë po mendon për kthimin në fushë.

Pavarësisht se me aparat në zemër, për mesfushorin danez nuk mungon interesimi nga klube të njohura europiane. Objektivi madhor i tij është të grumbullohet me kombëtaren daneze për kampionatin e ardhshëm botëror në Katar, ku nordikët janë kualifikuar drejtpërdrejt.

“Dua të jem në Katar” ka thënë ndër të tjera ai për radion daneze “DR”. Por për ta arritur qëllimin atij i nevojitet një skuadër e dorës së parë. Klubeve si Ajaksi dhe Totenhemi, në orët e fundit u është shtuar dhe Bajerni i Mynihut. Pritet me interes të shihet se ku do transferohet ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit