Ilir Meta kërkon zgjedhje në bashkitë që s’ka kryetar: Po pres përgjigje nga KQZ-ja

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.01.2022, 13:05

Ilir Meta ka kërkuar nga KQZ bashkëpunimin për shpalljen e një date për zgjedhjet lokale në ato bashki ku nuk ka kryetar. Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.

Meta tha:

Kemi disa çështje, e para është vizita që kam pasur në Maqedoninë e Veriut, ku ka pasur takime të përzemërta me të gjithë aktorët, shpresojmë që ky vit të jetë viti i zhbllokimit të negociatave, është një vonesë e madhe dhe e pamerituar për popujt tanë.

Së dyti më keni bërë pyetje se çfarë do të bëhet me zgjedhjet vendore, pasi nuk ka kryetarë formalë, unë gjithmonë ju kam thënë që ju qëndroj premtimeve, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nuk u nxitova, sepse kam dashur që të kem një informacion sa më të plotë për gjithçka që ka ndodhur në këtë proces. Prandaj lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor, të 30 Qershorit 2019, prisnim që Gjykata Kushtetuese ti kthente shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tij realë.

Do të duhej të kishte një vendim final, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, duke shpallur veten jo kompetente të këtyre rasteve.

Pasi u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i kërkova një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore, që nga momenti fillestar, presidenti ka kontsatuar se disa anëtarë të GJK kanë kryer disa shkelje të rënda, kjo legjitimon fillimin e një prodedimi disiplinor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit