Korçarët zgjohen të tmerruar! Rrugët e qytetit mbushen me qen të helmuar, fajësojnë bashkinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 13:11

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve vijon të jetë një ndër problematikat që haset më shpesh në vendin tonë. Kemi denoncuar shpesh raste të dhunës apo keqtrajtimit të kafshëve nga individë, por edhe institucione të ndryshme. Dhe ajo që të habit më shumë është fakti se sa më shumë denoncojmë, aq më tepër rastet shtohen. Së fundmi një rast i tmerrshëm i helmimit të qenve të rrugës por edhe shtëpie ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë.

Qytetarë të shumtë kanë denoncuar në redaksinë tonë dhe media të tjera krimin makabër që është bërë ndaj këtyre kafshëve. Ata shprehen se përgjegjës për këtë helmim masiv të kafshëve është bashkia Korçë dhe kryebashkiaku, Sotiraq Filo pasi ky është rast i përsëritur. Mëngjesin e sotëm ata janë zgjuar të tmerruar pasi kanë parë rrugët e mbushura me qenë të ngordhur ose që ishin gati për të ngordhur për shkak të helmit masiv që është hedhur ndaj tyre.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit