Humbi kontrollin e Ferrarit dhe u përplas me një pemë, vdes në aksidentin tragjik vëllai i deputetes greke

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2022, 11:21

Tronditje të madhe ka shkaktuar aksidenti automobilistik në Greqi ku mbeti i vrarë George Monogyios , vëllai i deputetes së PD- së Katerina Monogyou . Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e viktimës, Athena Kontopanou po lufton me jetën pasi ishte pasagjere në Ferrarin e kuq i cili u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët. Gruaja, e cila është gjithashtu nënë e dy fëmijëve, ka fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme dhe pritet që sot t'i nënshtrohet një operacioni, shkruan Protothema.

TROXAIO-02

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti fatal me Ferrarin e George Monogyi zbardhen përmes dëshmisë tronditëse të një shofereje, e cila ndodhej menjëherë pas makinës në momentin fatal kur drejtuesi i tij humbi kontrollin. Ajo ka treguar se shpejtësia e tepërt ka qenë arsyeja kryesore që shoferi 42-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën. Aksidenti i tmerrshëm automobilistik në Vula ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në afërsi të zonës së Pigadakisë, me drejtuesin e mjetit luksoz që mbeti i vdekur në vend pasi ishte hera e parë që drejtonte një Ferrari.

TROXAIO-2

Τροχαίο Ferrari: Όταν η Κατερίνα Μονογυιού μιλούσε το 2020 για τον αδερφό  της Τζώρτζη

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit