Lodhje dhe marrje mendsh/ Zyrtarët amerikanë në Europë preken nga “Sindroma e Havanës”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 01:20

Tre diplomatë amerikanë në Gjenevë dhe një në Paris ishin të fundit që u prekën nga sëmundja misterioze e njohur si "Sindroma e Havanës". Verën e kaluar, katër zyrtarët që shërbenin në misionet diplomatike të SHBA-së në Gjenevë dhe Paris u përballën me sëmundje të lidhura me "Sindromën e Havanës" një sëmundje e pashpjegueshme që besohet se shkaktohet pa dashje nga pajisjet e mbikëqyrjes ose nga një armë misterioze zanore.

Nga tre zyrtarët amerikanë që shërbenin në konsullatën në Gjenevë, të paktën njëri duhej të largohej nga Zvicra në SHBA për trajtim, raportoi Wall Street Journal. Ka shqetësime se ndonjë kundërshtar mund të ketë shënjestruar diplomatët me mikrovalë. Blinken ka thënë se çështja është diskutuar me Rusinë, mirëpo nuk është arritur në ndonjë përfundim.

"Sindroma e Havanës" është identifikuar fillimisht në Kubë në vitin 2016 dhe ka prekur diplomatë amerikanë, spiunë dhe pjesëtarë të familjeve, si dhe një numër të stafit diplomatik kanadez, të angazhuar në Kubë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit