Sulmohet me katër raketa ambasada e SHBA në Irak

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2022, 00:31

Të paktën katër raketa u lëshuan në ambasadën e SHBA-së në Bagdad të enjten, por raketat u rrëzuan para se të arrinin kompleksin duke mos shkaktuar viktima apo dëme, thanë dy zyrtarë ushtarakë irakianë. Zyrtarët që folën për Reuters në kushte anonimiteti nuk dhanë detaje të mëtejshme të sulmit.

Një seri sulmesh, për disa prej të cilave Shtetet e Bashkuara fajësojnë grupet e milicisë të lidhura me Iranin, kanë shënjestruar bazat ose instalimet që presin personelin ushtarak dhe diplomatik amerikan këtë vit, duke mos shkaktuar viktima.

Ambasada e SHBA-së në Bagdad tha në një deklaratë se kompleksi i saj u sulmua nga "grupe terroriste që përpiqen të minojnë sigurinë, sovranitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Irakut". Sistemi i mbrojtjes C-RAM i ambasadës, që supozohej të zbulonte dhe shkatërronte raketa, artileri dhe predha mortajash u dëgjua gjatë sulmit.

Ky ishte sulmi më i fundit me raketa dhe dronë që kanë patur për shënjestër praninë amerikane në Irak që nga fillimi i vitit, pas përvjetorit të dytë të sulmit amerikan që vrau gjeneralin iranian Qassim Soleimani dhe komandantin e milicisë irakiane Abu Mahdi al Muhandis.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit