Makina fluturon në ajër dhe pas përplasjes “parkohet”, pamjet bëhen virale

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2022, 22:46

Pamjet e një aksidenti në Kinë janë bërë virale dhe po bëjnë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale në botë. Në video shihet momenti kur shoferi humb kontrollin e makinës dhe fluturon në ajër. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar dhe është regjistruar nga një kamera sigurie nga një dyqan në kryeqytetin kinez, Pekin.

Shoferi u dëmtua lehtë, por dëmet materiale ishin më të mëdha pasi të paktën tre makina u shkatërruan dhe dy të tjera u dëmtuan rëndë. Makina u ul në atë mënyrë në parkingun e zbrazët, sa që imazhi përfundimtar nuk mund të tregonte se si ndodhi aksidenti. Policia dhe pronarët e makinave ishin të hutuar dhe vetëm pas pamjeve të fiksuara nga kamerat e sigurisë arritën të kuptonin atë që kishte ndodhur.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit