Mbylli ndeshjen në minutën e 85-të/ Në Afrikë justifikojnë arbitrin: I ra dielli në kokë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2022, 21:56

Kupa e Afrikës ka sjellë një episod totalisht të pazakontë, i cili ndodhi në ndeshjen Mali-Tunizi e drejtuar nga gjyqtari, Jani Sikazue. Ky i fundit gaboi duke mbyllur dy herë ndeshjen para kohe, fillimisht në minutën e 85-të dhe më pas në të 89-n.

Pas këtij veprimi për të nuk munguan akuzat edhe për korrupsion, duke kujtuar të kaluarën e tij me veprime të ngjashme skandaloze. Ndërkaq, në CAF, Konfederatën Afrikane të Futbollit, janë munduar të justifikojnë gjyqtarin, por kanë përkeqësuar më shumë gjërat. Esam Abdul Fatah, funksionar i sektorit të gjykimit në CAF tha se arbitëri kishte vapë.

Ai tha:

Gjyqtarit i ra dielli në kokë dhe kjo ndikoi vendimet e tij në fushën e lojës. Pas ndeshjes, duhej të shkonte në spital, pasi bënte shumë vapë".

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit