“Mos fut duart”/ Xheisara i kthehet banorit të BB: E kam të dashurin xheloz, na rreh të dyve

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2022, 21:28

Banorët e BB po zhvillojnë provën javore, e cila konsiston në qëndrimin në kuti pa u mbështetur në mure por vetëm tek njëri-tjetri. Këngëtarja Xheisara shkoi pranë Tanit dhe Eltonit. Në një moment Tani i thotë: “Mos fut duart”. Ndërsa këngëtarja ia ktheu me ironi: “Aman se e kam të dashurin shumë xheloz. Ka dhe dorë. Na rreh dhe mua dhe ty.” Kujtojmë se para disa ditësh, prekjet e shpeshta të Xheisarës gjatë komunikimeve e irrituan Arbrin, i cili i ka kërkuar asaj t'i ndërpresë ato.

"Unë jam i dashuruar dhe jam serioz në atë që ndjej. Unë në formë shoqërore ia kërkova Xheisarës të mos e bëjë më atë veprim. Është mirë që të ndahen gjërat që në fillim"- tha ai.

"Unë e kam timen atë formë, e bëj shpesh me njerëzit që rri shumicën e kohës. Nuk të kam prekur me qëllim. Respekti për partneren tregohet në forma të tjera"- ia ktheu këngëtarja.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit