Shefi nuk ia rriste rrogën prej 6 vjetësh, punonjësi model vendos të largohet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.01.2022, 21:01

A jemi vërtet të sigurt se të punosh shumë për të arritur një qëllim, në terma afatgjatë, shpërblehet për përpjekjet e bëra? Shumë janë të bindur se është kështu, por në realitet nuk është aspak e dukshme të marrësh shpërblimin e duhur pavarësisht përpjekjeve. Kjo është veçanërisht e vërtetë në shumë mjedise pune ku punonjësit punojnë shumë për vite me rradhë, por nuk marrin trajtimin që meritojnë.

Një prej tyre është padyshim punonjësi për të cilin do t'ju tregojmë. Një punonjës model, i cili e ka dashur punën e tij për një kohë të gjatë dhe, edhe për këtë arsye, ka lejuar kompaninë e tij të arrijë qëllime dhe fitime të rëndësishme. Sa keq që për shefat të gjitha përpjekjet e tij nuk ishin as të denja për një rritje rroge. Kështu, duke rrëfyer përvojën e tij në Reddit, burri vendosi të hiqte dorë nga puna pas 6 vitesh të gjata pa bonuse dhe kushte të reja pagese.

Duke treguar historinë e tij punonjësi mori dhjetëra mijëra vlerësime pozitive për postimin e tij në një kohë të shkurtër. Dhe nuk kanë munguar as komentet. Shumë përdorues kërkuan më shumë informacion dhe detaje për atë që kishte bërë: burri u përgjigj në detaje, duke marrë shpesh këshilla dhe mbështetje për vendimin e marrë.

Çfarë mendoni për vendimin e marrë nga ky punonjës? Ai bëri gjënë e duhur?

Burimi: CURIOCTOPUS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit