Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Spezia, pasi ka grabitur me dhunë një makinë në një parking. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Viale Amendola. Autoritetet pikasën një makinë brenda një parkimi, ku dera e automjetit ishte e hapur dhe kur u afruan panë që brava e derës ishte e prishur. Brenda makinës ishte rrëmujë, por nuk kishte asnjë person në të.
Më pas efektivët panë një person brenda zonës së parkimit. i cili po tentonte të fshihej poshtë makinave. Por policia reagoio në kohë dhe e arrestoi. Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit shqiptar iu gjetën disa materiale duke përfshirë dy jelekë të verdhë reflektues, një karikues baterie makine, dy shishe parfumi dhe një kuti.