Shpërtheu zjarr në një parking në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 19:47

Sot, pas mesnatës policia ka njoftuar se janë djegur tre vetura teksa kanë qenë të parkuara në parking në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Veturat janë BMW në pronësi të R.M.(47) nga Shkupi, Ford Fiesta në pronësi të D.Gj.(67) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit dhe Kia me targa të Kumanovës në pronësi të D.J.(60) nga Kriva Pallanka.

“Zjarri është shuar nga Brigada e kundërzjarrit, kurse persona të lënduar nuk ka. Është kryer kontroll nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit